Sevillan e ‘tradhëtojnë’ penalltitë, Man City fiton superkupën e Evropës

17 Gusht 2023 | 20:09

Manchester City ka mposhtur Sevillan në finalen e Superkupës së Evropës, ndërsa është dashur goditja e 11 metërshave për të shpallur fituesin.

Një përballje e luftuar nga të dyja skuadrat, me anglezët të cilët u treguan më të saktë pas kohës së rregullt.

Ndeshja nisi më mirë për Sevillan e cila krijoi disa raste shënimi, të pashfrytëzuara sic duhet. Në minutën e 25’ do të ishte El Nesyri i cili do të gjuante saktë me kokë dhe mposhtte portierin Ederson.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 për spanjollët, ndërsa me nisjen e fraksionit tjetër, Man City shtoi aksionet sulmuese.

Një krosim i Rodrit në zonën e rreptësisë gjeti të riun Palmer, me këtë të fundit që devijoi me kokë duke e ndalur sferën në rrjetë, e sjellë barazpeshën.

Koha e rregullt u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa u aplikua formati i ri i Superkupës, pra duke shmangur kohën shtesë e duke ekzekutuar direkt penalltitë. I pari që gjuajti për Man Cityn ishte norvegjezi Haland që ekzekutoi saktë, në anën tjetër Ocampos.

Anglezët rezultuan të saktë në të pesta goditjet, ndërsa tek andaluzët gaboi Nemanja Gudelj. Manchester City u shpall kështu kampion

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026