Sezoni turistik në Vlorë, mungojnë hapësirat publike, 150 biznese pajisen me leje

17 Qershor 2025 | 17:51

Sezoni turistik ka nisur në Vlorë me premtimin se qytetarët do të mund të kenë mundësi të pushojnë në bregdet edhe në hapësira publike. Pavarësisht rregullores e cila përcakton se cdo biznes që merr leje për shfrytëzimin e plazheve duhet të dedikojë 30% të hapësirës pa pagesë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pushuesit tregojnë se si qëndron e vërteta.

“Këtu të zëna janë të gjitha të zëna i ke me çadra, pak vend kemi. Ja atje ulemi aty te çimentuar, te shkallët në beton, ça të bëjmë, ku të vemi, jemi pensionistë, s’kemi para. Jo nuk po zbatohet, ja u zunë të gjitha, kush na pyet neve”, thotë një burrë.

“Nuk ekziston dëshira politike për të lënë të lirë plazhin publik, shikoni një çik këtu, 50 metra është publik apo një shfrytëzim i ambienteve të hoteleve. Po e bëjmë te shkallët se nuk ekziston plazhi publik dhe është shumë fukarallëk, shikoni matanë detit si janë çmimet dhe krahasoni këtu. Nuk kërkojmë plazhistë për të ngrënë qepë e domate, duam turistë të paguajnë djersën tonë që kemi punuar tërë jetën. Duhet të kishte shumë herë më shumë, shumë herë më shumë në bazë të popullsisë, të plazheve, jo kështu siç bëhet në tërë botën. Kjo është një anarki. Shumë herë më keq do jetë në qoftë se s’ka dëshirë politike, shumë herë më keq do jetë”, shprehet një tjetër.

Pjesa dërrmuese e bregdetit të Vlorës është zënë nga bizneset private që ofrojnë çadra kundrejt pagesës. Deri më tani janë mbi 150 biznese që kanë lidhur kontratë për shfrytëzimin e vijës bregdetare, numër ky që pritet të rritet, duke zvogëluar kështu hapësirat publike për qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
21:51 | 25/06/2026