Sfida në Angli dhe Emirate, Dyrrah City zgjeron hartën

20 Janar 2025 | 14:35

Në më pak se një vit, akademia e futbollit “Dyrrah City” ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke kaluar në disa etapa. Fillimisht, u realizuan teste në disa qytete për zbulimin e talenteve, dhe më pas u krijuan skuadrat. Hapi i fundit duket gjithashtu shumë premtues. Talentet shqiptarë do të kenë një mundësi ideale në vijim, pasi do të përballen me fëmijët nga akademitë më të mëdha evropiane në Angli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas informacionave, Manchester City do të organizojë një turne me 128 ekipe pjesëmarrëse nga 13 shtete të ndryshme të botës, ku Dyrrah City do të marrë pjesë.

Në total do të jenë 1,722 lojtarë që do të testohen, dhe vëmendja do të jetë e madhe. Në Abu Dhabi, do të realizohet një rrugëtim 3-ditor gjatë muajit shkurt, me destinacion kompleksin “Zayed Sports City”.

Më pas, rrugëtimi i kuqezinjve do të vazhdojë në Manchester, aty ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër skuadrën “The Citizens”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026