SHBA apo Britaninë, kë kanë aleat më të besuar shqiptarët? Spahiu zbulon “porosinë”
Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova duhet jetë falënderuese ndaj asaj që ka bërë NATO, SHBA dhe Britania e Madhe por duhet të kuptojë se e kanë bërë për interesat e tyre gjeopolitike.
Ai risolli një bisedë me trashëgimtarin e fronit, Leka Zogu shumë vite më parë, i cili i kishte sugjeruar se aleatët më të mirë për shqiptarët mund të jenë britanikët dhe jo amerikanët.
“Duhet të jemi falënderues për atë që ka bërë SHBA, NATO dhe Britania e Madhe po duhet të kuptojmë se e kanë bërë për interesa të tyre gjeopolitike. Në ‘97 kur pati ardhur Leka Zogu në Shqipëri dhe shkova e takova, e pyeta se kë duhet të konsiderojmë aleatë më të rëndësishëm, dhe ai më tha Anglinë.
Pse, i thashë, duket sikur amerikanët po ndihmojnë më shumë.
Po, më tha, kjo mund të jetë për momentin. Amerikanët kur të duan të ngrenë lart që qiell, kur nuk ju duhesh të përplasin në tokë, kurse britanikët janë më ndryshe. Ata kur ju duhesh të ngrenë lart, kur nuk ju duhesh të lënë anash, nuk të ngacmojnë, sepse prapë vazhdojnë miqësinë me ty sepse llogarisin atë që mund t’ju duhesh në të ardhmen”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)