SHBA: Avioni i Prigozhin nuk u rrëzua nga raketat tokë-ajër

25 Gusht 2023 | 08:42

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, njoftoi se SHBA nuk ka asnjë indikacion se avioni me kreun e grupit paraushtarak rus “Wagner” Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver të Rusisë, u rrëzua nga raketat tokë-ajër.

“Ne vlerësojmë se një informacion i tillë është i pasaktë”, tha Ryder dhe shtoi se Pentagoni beson se Prigozhin ka vdekur, por se kjo ende nuk është konfirmuar, transmeton Guardian.

Associated Press raportoi se sipas zyrtarëve amerikanë dhe perëndimorë, një vlerësim paraprak nga shërbimet e inteligjencës amerikane tregoi se rrëzimi i avionit Embraer që mbante shefin e Wagner-it Yevgeny Prigozhin dhe disa oficerë të tij ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim.

Sipas zyrtarëve të paidentifikuar, shpërthimi është në përputhje me “historinë e gjatë të Presidentit Putin në përpjekjet për të mbyllur gojën kritikët e tij”. Ata nuk dhanë më shumë detaje se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026