SHBA, doganat mbledhin të ardhurat nga 10-përqindëshi i vendosur nga Trump
Agjentët e doganave amerikane nisën të shtunën mbledhjen e tarifave prej 10 për qind të vendosura nga presidenti Donald Trump mbi produktete importuara.
Tarifa fillestare bazë prej 10 për qind e paguar nga importuesit hyri në fuqi në porte, aeroporte dhe dogana prej orës 4 të mëngjesit, me orën lokale, duke shënuar fundin e sistemit të përbashkët tarifor që ekzistonte që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Tarifat e vendosura nga Trump tronditën tregjet financiare botërore, duke i shkaktuar një humbje prej 5 trilionë dollarësh agjencisë “S&P”, një rënie e regjistruar për të dytën ditë rresht.
Të udhëhequra nga frika për recesion, çmimet e naftës dhe lëndëve të tjera bazë ranë ndjeshëm, ndërsa investitorët i kthyen sytë nga bondet qeveritare për siguri.
Mes vendeve që u goditën të parat nga tarifa prej 10 për qind ishin Australia, Britania, Brazili, Kolumbia, Argjentina dhe Arabia Saudite, pavarësisht se vitin e kaluar kishin një deficit tregtar pozitiv me Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë deklaruan se shumë vende do të thellonin shumë më tepër deficitin me Amerikën, nëse kjo e fundit do të zbatonte politika më të drejta.
Tarifat më të larta, nga 11 deri në 55 për qind pritet të hyjnë në fuqi të mërkurën e ardhshme, në orën 12 e 1 minutë të mëngjesit, me orën lokale.
Importet e Bashkimit Evropian do të përballen me 20 për qind tarifa, ndërsa produktet kineze me 34 për qind, duke e çuar taksën totale për vendin aziatik në 54 për qind.
“Kina është goditur më rëndë se Shtetet e Bashkuara, ajo as që i afrohet”, tha Trump të shtunën në rrjetet sociale.
Ai u shpreh se, ky është një revolucion ekonomik të cilin Amerika do ta fitojë. “Mbahuni fortë, sepse nuk do të jetë e lehtë. Por në fund rezultati do të jetë historik”, tha Trump.
Ndërsa Pekini zyrtar, duke iu përgjigjur presidentit amerikan, deklaroi se “tregu foli vetë” pas tronditjes që mori nga tarifat.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë