SHBA drejt falimentimit, katastrofë ekonomike nëse s’rritet kufiri i borxhit

22 Maj 2023 | 19:25

Amerika po shkon drejt një katastrofe ekonomike të vetimponuar, me republikanët që refuzojnë të paguajnë borxhet e vendit nëse presidenti Joe Biden nuk bie dakord për të reduktuar shpenzimet aktuale dhe të ardhshme, si dhe të kufizojë financimin e programeve sociale.

Nëse brenda pak ditësh nuk arrihet një kompromis për të ngritur kufirin qeveritar të huamarrjes, Shtetet e Bashkuara do të humbasin gjithashtu reputacionin si faktor stabiliteti në ekonominë globale. Miliona njerëz mund të shohin pensionet dhe përfitimet e veteranëve të ngrijnë nëse qeveria ezauron aftësinë e saj për të paguar borxhet për shkak të kufirit të huamarrjes, të caktuar nga Kongresi.

Një skenar negativ do të kumbonte në tregjet financiare, me shumë gjasa duke shkaktuar një recesion që do të sillte humbje të vendeve të punës dhe copëtimin e besimit të brishtë të familjeve tek siguria ekonomike.

Pas një fundjave negociatash të ashpra mes përfaqësuesve të republikanëve dhe atyre të Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden do të takohet me kryetarin e Dhomës Kevin McCarthy për bisedime për ta tërhequr ekonominë nga rënia në humnerë.

Presidenti amerikan sapo u kthye në Shtetet e Bashkuara nga Japonia, ku nuk arriti të garantonte liderët botëror se Uashingtoni nuk do të fusë ekonominë globale në kaos.

Presioni mbi takimin është i madh, që kur sekretarja e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar se qeveria nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet nëse Kongresi nuk ngre kufirin e borxhit brenda 1 qershorit.

Por dëmi mund të bëhet edhe më parë, pasi thjesht sugjerimi se kriza nuk mund të zgjidhet mund të fusë në panik tregjet financiare dhe të dëmtojë besimin tek kreditorët amerikanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026