SHBA feston 246-vjetorin e pavarësisë, Kim: Të forcojmë demokracinë

2 Korrik 2022 | 13:56

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizoi një pritje për të festuar 246 vjetorin e pavarësisë.

Si mikpritëse, ambasadorja Yuri Kim nënvizoi marrëdhëniet e mira të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ajo u theksoi se ajo çfarë e bën SHBA një vend të madh është vendosmëria për të mbrojtur demokracinë.

“Ne, Populli, si ai amerikan ashtu edhe ai shqiptar, mbetemi të ngarkuar me detyrën për të çmuar, ruajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë tonë jo vetëm për vetveten, por edhe për ata që vijnë pas nesh. Ajo kërkon që të vazhdojmë të jetojmë historinë dhe të bëjmë historinë tonë në formën veprore dhe jo pësore”, u shpreh Kim.

I ftuar në festë, Presidenti Ilir Meta iu rikthye në kohë disa nga datave historike të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nisur që nga Presidenti Wilson, sekretari Baker, Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Clinton për të treguar miqësinë që lidh shqiptarët me amerikanët.

“Duhet të punojmë për t’i forcuar më shumë marrëdhëniet”, u shpreh presidenti Meta.

Ne fund të ceremonisë, ambasadorja Kim ngriti një dolli për 100 vjet të tjera miqësi mes Shqipërisë dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026