SHBA furnizon Ukrainën me armë, reagon Lavrov
Fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk është më “vetëm” lindja, ka thënë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
Në një intervistë me median shtetërore ruse, ai la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë me rreze më të gjatë.
Rusia tani do të duhet të shtyjë forcat ukrainase më tej nga vija e frontit për të garantuar sigurinë e saj, shpjegoi ai.
Komentet e tij erdhën pasi SHBA-ja njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.
Ukraina do të marrë katër sisteme të tjera raketore të avancuara Himars për të mbajtur përparimin e trupave ruse, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16, tha shefi i Pentagonit, Lloyd Austin.
Ndërkohë Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska iu drejtua Kongresit të SHBA të mërkurën, duke kërkuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të “na ndihmuar të ndalojmë këtë terror kundër ukrainasve”.
Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke pretenduar në mënyrë të rreme se rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës kishin pësuar një gjenocid dhe duhej të çliroheshin.
Pesë muaj më vonë, Rusia ka pushtuar pjesë të lindjes dhe jugut të vendit, por ajo dështoi në qëllimin e saj fillestar për të kapur Kievin dhe që atëherë ka pretenduar se objektivi i saj kryesor ishte çlirimi i Donbasit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!