SHBA: Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

17 Tetor 2025 | 19:23

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas plagëve të marra nga një lëndim.

I lindur në New York më 1951, Frehley bashkëthemeloi Kiss në vitin 1973 së bashku me Paul Stanley, Gene Simmons dhe Peter Criss.

Ai u bë i njohur si “Spaceman” për imazhin e tij në skenë dhe performancat me energji të jashtëzakonshme.

Stili i tij unik dhe kitarat e personalizuara që lëshonin tym gjatë solo-ve e bënë një prej figurave më të dashura të rock-ut botëror.

Në vitin 1978, kur të gjithë anëtarët e grupit publikuan albume solo, ai i Frehley-t rezultoi më i suksesshmi, me këngën New York Groove që u bë hit ndërkombëtar.

Pas largimit nga grupi në vitin 1982 për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve me substanca, ai nisi një karrierë solo dhe më vonë u ribashkua me Kiss në vitin 1996 për një turne të madh botëror.

Kiss ishte veçanërisht popullor në mesin e viteve 1970, duke shitur miliona albume  dhe duke licencuar pamjen e tij ikonike. “Beth” ishte hiti I tij më i madh komercial në SHBA, duke arritur kulmin në vendin e 7-të në Billboard Top 100.

Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë muzikantë të njohur, përfshirë Mike McCready nga Pearl Jam dhe Bret Michaels nga Poison, i bënë homazhe, duke e përshkruar si një frymëzim për gjenerata të tëra.

Ace Frehley la pas gruan e tij, Jeanette, dhe vajzën Monique, si dhe një trashëgimi që do të vazhdojë të ndriçojë botën e rock-ut.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026