SHBA, ligjvënësit diskutojnë pasojat e ngrirjes së ndihmave tek konkurrenca me Kinën
Ligjvënësit amerikanë diskutuan të enjten lidhur me pasojat që do të ketë vendimi i Presidentit Donald Trump për ngrirjen 90-ditore të ndihmës amerikane për vendet e tjera tek konkurrenca me Kinën.
Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv disa orë pasi mori detyrën, për të pezulluar të gjithë ndihmat ndërkombëtare nga ana e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata e re përcakton nëse ato përputhen me politikën “Amerika e para”.
Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch tha se pezullimi ishte një hap i domosdoshëm për t’i dhënë përparësi përgjegjësisë fiskale, pasi SHBA përballet me një borxh prej 36 trilionë dollarësh.
“Është padyshim një proces,” tha të enjten Senatori republikan nga shteti Ajdëho, Risch. “Veprimi kishte për qëllim të vinte theksin tek fakti se çdo 100 ditë, borxhi shtohet me 1 trilion dollarë. Nëse mendoni se jemi tani në situatë të keqe, mendoni se ç’do të ndodhë kur ata që na kanë dhënë borxhin të vijnë të kërkojnë paratë e tyre dhe ne nuk mund t’i paguajmë. Do të jetë shumë më keq,” tha ai.
“Na ka bërë të gjithë të reflektojmë dhe të shikojnë se si po i shpenzojmë fondet, ku po i shpenzojmë dhe se si ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë sa më efikase. Duhet pranuar që vendimi ka shkaktuar disa shqetësime, por administrata do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim,” shtoi Senatori Risch.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 20:36 Shqiptari vjen nga Britania e Madhe në protestë: Rama përballet me shqiptarët, jo me “agjentë të huaj”
- 20:25 Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:52 Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve