SHBA ndalon hyrjen për shtetasit e 12 vendeve, Trump publikon listën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer politikën e ndalimit të udhëtimeve, duke nënshkruar një shpallje të re të mërkurën në mbrëmje, e cila ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shtetas nga një duzinë vendesh.
Lista përfshin: Afganistanin, Myanmarin, Çadin, Republikën e Kongos, Guinenë Ekuatoriale, Eritrenë, Haitin, Iranin, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin.
Përveç ndalimit, që hyn në fuqi të hënën në mesnatë, do të aplikohen edhe kufizime shtesë për udhëtarët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela.
“Duhet të veproj për të mbrojtur sigurinë dhe interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të tyre,” tha Trump në deklaratën zyrtare.
Vendimi bazohet në një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga Trump në ditën e inaugurimit të tij, më 20 janar, përmes të cilit u kërkua nga Departamenti i Shtetit, ai i Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare që të përgatisnin një raport mbi vendet që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Gjatë mandatit të parë, Trump lëshoi një urdhër të ngjashëm në janar 2017 që ndalonte hyrjen në SHBA për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane: Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen. Ndalimi shkaktoi kaos nëpër aeroportet amerikane dhe u përball me sfida të shumta ligjore, deri kur një version i rishikuar u miratua nga Gjykata e Lartë në vitin 2018.
Trump dhe përkrahësit e tij kanë argumentuar se këto masa synojnë mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ndërsa kritikët i kanë konsideruar si diskriminuese, duke theksuar se vetë presidenti gjatë fushatës së parë kishte bërë thirrje për ndalim të hyrjes së myslimanëve në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia