SHBA përzë 12 diplomatë rusë të OKB për arsye sigurie

28 Shkurt 2022 | 22:13

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dymbëdhjetë diplomatë rusë të Kombeve të Bashkuara për arsye të sigurisë kombëtare.

Lajmi është konfirmuar nga disa diplomatë rusë dhe amerikanë.

Anëtarëve të delegacionit rus iu është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara pasi janë përfshirë në aktivitete jo-diplomatike.

“Diplomatët që iu kërkua të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin përfshirë në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zv-ambasador amerikan në OKB, Richard Mills.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha për mediat se kanë afat deri në 7 mars për t’u larguar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024