“SHBA po na sheh”, Kreshnik Spahiu: Dyshon për pazare mes Ramës e Berishës

5 Maj 2023 | 14:03

Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë deklaratën e fortë duke thënë se SHBA dhe diplomati Gabriel Escobar, kanë filluar të kenë dyshime për një ‘pazar’ mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky pazar dyshohet të jetë bërë që Rama të marrë pushtetin e katërt ndërkohë Berisha të marrë disa bashki në këto zgjedhje.

Juristi theksoi se Rama po luan me dy porta, nga njëra anë i mban punët mirë me SHBA dhe nga ana tjetër i jep garanci Berishës.

“Mendoj se Escobar dhe SHBA kanë filluar të kenë dyshimet e tyre që ka një Pazar mes Ramës dhe Berishës.

Dyshohet që ky Pazar është bërë që Rama  të marrë pushtetin e 4 dhe Berishës ti lërë disa bashki në këto zgjedhje. Rama është duke luajtur me dy porta, nga njëra anë mban krahun e SHBA-së dhe nga ana tjetër jep garancitë Berishës që do të jetë i paprekshëm dhe e mban si faktor opozitar duke e lejuar atë që të jetë në politik por duke e mbajtur me thërrime pushtetin. Për këtë arsye  SHBA do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe do reflektojnë në 15 maj për këtë çështje”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026