SHBA presion NATO-s për reduktimin e misioneve. A do të preken trupat në Kosovë?

19 Shkurt 2026 | 13:19

SHBA-të nën drejtimin e Donald Trump po i bëjnë presion NATO-s që të reduktojë ndjeshëm aktivitetet jashtë territorit tradicional, thuhet në një artikull të fundit të “Politico”.

Sipas katër diplomatëve të NATO-s po shihet mundësia e përfundimit të një misioni kyç të aleancës në Irak. Aktualisht NATO ka një mision këshillimor në Irak që ka si qëllim forcimin e institucioneve të sigurisë dhe parandalimin e rikthimit të Shtetit Islamik.

Në artikull thuhet se aleatët europianë janë të shqetësuar në lidhje me sinjalet e Uashingtonit për të reduktuar praninë e NATO-s në Kosovë. Misioni paqeruajtës KFOR, i autorizuar nga OKB-ja dhe i vendosur në vitin 1999 pas luftërave në ish-Jugosllavi, aktualisht numëron rreth 4,500 trupa.

Bashkëpunëtorja e lartë e politikave në Këshillin Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, Engjëllushe Morina, ka thënë se misioni mbetet i domosdoshëm për sigurinë rajonale. “Nëse NATO-ja tërhiqet, kjo mund t’i inkurajojë separatistët serbë në veri të Kosovës dhe të ketë efekt zinxhir në rajon, përfshirë Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë”, shprehet ajo.

Jemi mjaft të shqetësuar” për përpjekjet për të reduktuar misionin, tha një diplomat i pestë i lartë i NATO-s, pasi “gjërat në Ballkanin Perëndimor mund të përshkallëzohen shpejt”.

I kontaktuar nga “Politico” një zyrtar i NATO-s që fliste në emër të organizatës tha se “nuk ka asnjë afat kohor të lidhur me Misionin e NATO-s në Irak… ose me KFOR-in”, duke shtuar: “Këto misione bazohen në nevojë, i nënshtrohen rishikimit periodik dhe përshtaten me evoluimin e rrethanave.”  Për momentin, nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e asnjërit prej operacioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026