SHBA rikthen armët bëthamore në Britani, kërcënon Moska: Do marrim kundërmasa
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, për herë të parë në 15 vjet pasi kërcënimi nga Rusia po rritet.
Kështu sugjerojnë disa dokumente të Pentagonit të publikuara nga gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph”.
Kontratat e prokurimit konfirmojnë se SHBA synon të vendosë koka bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës në bazën ajrore.
Amerika i tërhoqi raketat bërthamore nga Britania e Madhe në vitin 2008, duke gjykuar se kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Moska ishte zvogëluar.
Por tani situata ka ndryshuar dhe vendosja e pajisjeve, si mburojat balistike apo ndërtimi i ambienteve për ushtarët amerikanë në këtë bazë britanike, do të fillojë në muajin qershor.
Publikimi i një lajmi të tillë vjen pas paralajmërimeve të krerëve ushtarakë të NATO-s se vendet anëtare duhet të përgatisin qytetarët e tyre për luftë me Rusinë.
Ndërkohë, rusët janë kundërpërgjigjur përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, duke u shprehur se Moska do të ndërmarrë kundërmasa.
LEXONI GJITHASHTU:
Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
Pas SHBA-së dhe Iranit reagon Pakistani: Të përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
- 20:45 Bloomberg: Turqia do të marrë gjashtë avionë F-35 “menjëherë” nëse Trump heq sanksionet
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës