SHBA “sfidon” Kinën, çon sistemin e vet të ri raketor në Filipine
Ushtria amerikane ka dërguar për herë të parë jashtë shtetit elementë të sistemit të saj më të ri raketor me bazë tokësore, të quajtur Typhon, për të marrë pjesë në një stërvitje në Filipine.
Typhon mund të lëshojë raketa lundrimi Tomahawk dhe raketa me shumë qëllime SM-6 “Standard”, me këto të fundit, të paktën fillimisht, që veprojnë në mënyrën e sulmit tokësor si një raketë balistike.
Mbërritja e sistemit Typhon dërgon një sinjal të qartë në Pekin dhe mund të konsiderohet si veprim paraprak i asaj që do të vërehet në të ardhmen me zbatimin e planeve të reja të përbashkëta SHBA-Filipine për vendosjen e tyre të përhershme në ishuj.
Qeveria e Filipineve, në fakt, ka bërë marrëveshje me Uashingtonin për hapjen e instalimeve të reja ushtarake amerikane në arkipelag përballë qëndrimit gjithnjë e më agresiv të Kinës në Detin e Kinës Jugore.
Duke u kthyer te Typhon, nuk është e qartë se cilët elementë të sistemit kompleks të lëshimit u vendosën në Filipine për të marrë pjesë në stërvitjen “Salaknib 24”, e cila filloi më 8 prillin e kaluar dhe përfundoi të premten më 19.
Nga ishulli i Luzonit, një Tomahawk ka më shumë se sa shtrirje të mjaftueshme për të arritur në cepin juglindor të Kinës kontinentale, si dhe në ishullin Hainan me bazat e tij kryesore detare, si dhe, natyrisht, ishujt e pushtuar nga Kina në jug.
Për momentin, Kina ka refuzuar të flasë drejtpërdrejt për këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad