SHBA-të rrisin numrin e forcave dhe avionëve në brigjet e Karaibeve
Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosën trupa shtesë dhe avionë për operacione speciale në Karaibe këtë javë, ka raportiar The Wall Street Journal (WSJ) duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të administratës amerikane dhe të dhëna nga gjurmimi i fluturimeve.
Sipas WSJ, të paktën dhjetë avionë Osprey tiltrotor që përdoren në operacione speciale, si dhe një avion i madh transporti ushtarak C-17 i aftë të mbajë deri në 100 persona në bord janë vendosur në zonë. Zyrtarët konfirmuan për WSJ se këta avionë kishin transportuar trupa dhe pajisje ushtarake, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Ndërkohë, Uashingtoni akuzon Karakasin se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar kontrabandën e drogës. Nën këtë pretekst, një grup sulmues me anije luftarake amerikane të udhëhequra nga aeroplanmbajtësja Gerald R. Ford, një nëndetëse me energji bërthamore, dhe më shumë se 16,000 trupa thuhet se janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara në Karaibe.
Që nga shtatori, SHBA-të kanë shkatërruar të paktën 20 anije dhe kanë eliminuar më shumë se 80 persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës nga Venezuela. Sipas mediave amerikane, Shtetet e Bashkuara mund të fillojnë të kryejnë sulme ndaj objektivave të karteleve të drogës në Venezuelë.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO/ Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Hegseth viziton aeroplanmbajtësen në Karaibe
- Amerikanët kundër sulmeve ndaj trafikantëve të drogës në Karaibe dhe Paqësor
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë