SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjetit të transportit të naftës iraniane

10 Prill 2025 | 22:31

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj asaj që e quajnë “flota në hije” e Iranit – një rrjet ndërkombëtar që ndihmon Teheranin të shmangë sanksionet dhe të eksportojë fshehurazi naftë.

Në qendër të këtij rrjeti ndodhet shtetasi indian me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jugwinder Singh Brar, dhe rreth 30 anije të kontrolluara nga kompanitë e tij në Indi dhe Emirate.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, anijet e Brarit janë përfshirë në dërgesa të paligjshme të naftës iraniane, përmes transferimeve nga anije në anije në ujërat e Gjirit të Omanit, pranë Iranit, Irakut dhe Emirateve. Katër entitete që operojnë anijet – dy në Indi dhe dy në Emirate – u përfshinë gjithashtu në listën e sanksioneve, pasi akuzohen për transport të naftës në emër të Kompanisë Kombëtare iraniane të Naftës dhe të Gardës Revolucionare Islamike.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, theksoi se ky rrjet transporti dhe ndërmjetësish është thelbësor për financimin e aktiviteteve destabilizuese të Iranit dhe për ndihmën që u ofron grupeve të armatosura që kundërshtojnë SHBA-në dhe Izraelin.

Presidenti Donald Trump, i cili riktheu sanksionet ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, ka theksuar se qëllimi i SHBA-së është të reduktojë në zero eksportet e naftës së papërpunuar iraniane. Megjithatë, Irani ka rritur eksportet përmes rrugëve të fshehta dhe metodave të shmangies së sanksioneve, si përdorimi i ndërmjetësve, transaksioneve të maskuara dhe ndryshimi i origjinës së naftës.

SHBA-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të ndërprerë të gjitha format e eksportit të paligjshëm të naftës nga Irani, duke e konsideruar atë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për regjimin dhe për mbështetjen e rrjeteve të tij rajonale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026