SHBA vlerëson kërkesën e Vjosa Osmanit për heqjen e tarifave

3 Prill 2025 | 23:03

Kongresistët republikanë Carlos Gimenez dhe Keith Self kanë lavdëruar kërkesën e presidentes Vjosa Osmani drejtuar qeverisë për heqjen e tarifës ndaj importeve të produkteve të SHBA-së, duke theksuar se shembullin e Kosovës duhet ta ndjekë edhe Evropa.

“Faleminderit, zonja presidente! Kjo po pranohet mirë në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë tjerë në Evropë duhet të ndjekin shembullin tuaj”, ka shkruar  Gimenez në rrjetin social X.

Edhe kongresisti tjetër nga radhët e republikanëve Keith Self mirëpriti kërkesën e presidentes Osmani.

“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, ka shkruar Self në platformën X.

Presidentja Osmani i ka kërkuar sot qeverisë të pezullojë tarifat për produktet amerikane duke thënë se një gjë e tillë do të hapte mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-ShBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, ka shkruar ajo në X.

Kërkesa e saj ka shkaktuar reagimin e ashpër nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, i cili tha se tashmë kanë shqyrtuar një gjë të tillë dhe se “kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë”.

 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill nënshkroi vendimin për tarifa ndaj pothuajse dyqind vendeve botërore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë prej 10%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026