SHBA zotohet të zhvendos mjetet ushtarake në Lindjen e Mesme nëse do të duhet

2 Gusht 2024 | 19:54

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë për të lëvizur materialet ushtarake në Lindjen e Mesme nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

“Ne jemi gjithmonë duke rivlerësuar qëndrimin tonë të forcës në Lindjen e Mesme për t’u siguruar që kemi atë që na nevojitet për të mbrojtur veten, trupat tona, objektet tona, por edhe aleatët dhe partnerët tanë si Izraeli.” –tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby për median CNN.

Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi Presidenti Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutuan vendosjet ushtarake të SHBA për të mbështetur Izraelin kundër kërcënimeve të ndryshme në një telefonatë.

“Ne nuk mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithashtu viktima të një sulmi të tillë. Ne duhet të sigurohemi se kemi burimet dhe aftësitë e duhura në rajon,” shtoi Kirby.

Ai i tha CNN se kjo mbështetje “me shumë gjasa” do të ishte një kombinim i personelit dhe pajisjeve në rajon.

Kanë kaluar nëntë muaj që kur Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë afro 39,500 palestinezë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026