Shefi i kuzhinës: Orizi i laboratorit me shije skandaloze, të ndalohet me ligj
Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri ushqimi hibrid, një oriz “mishtor” që ata thonë se mund të jetë një burim i përballueshëm proteinash.
Kokrrat poroze janë të mbushura me qeliza yndyrore dhe muskulore viçi, të rritura në laborator. Orizi fillimisht u lye me xhelatinë peshku për të ndihmuar qelizat e viçit të ngjiteshin dhe kokrrat u lanë në një enë për 11 ditë që të kultivoheshin, pra fiks shprehja “as mish, as peshk”.
Altin Prenga, shef kuzhine tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se orizi i laboratorit ka shije skandaloze dhe duhet të ndalohet me ligj.
“Nuk më duket si ndonjë arritje e madhe, kimistët dhe shkencëtarët e vërtetë i kanë bërë këto gjëra shumë para kohe. Unë këto i shoh si regres jo si progres. Shoh se e ardhmja është tek rikthimi i natyralitetit. Ajo që është e sigurt është që ai ushqim nuk mund të vijë nga hiçi, ajo gjë mund të ketë vetëm diçka pozitive, që vlen për animalistët që u vjen keq për kafshët kur theren. Jam shumë i sigurt që ka edhe shije skandaloze. Unë do e kisha bërë si Italia, do t’i ndaloja me ligj këto gjëra të prodhuara artificialisht”, tha ai.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, paralajmërime të reja për reshje të dendura
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”