Shehaj me përfaqësuesit e OSBE: Pakti PS-PD për zgjedhoren, atentat ndaj demokracisë
Kryetari i “Mundësia”, Agron Shehaj, priti këtë të shtunë në selinë e partisë së tij përfaqësues të OSBE-së, ndërsa thotë se u ka shprehur atyre shqetësimin në lidhje me paktin PS-PD për reformën zgjedhore.
Sipas Shehajt, kjo marrëveshje synon eliminimin e alternativave të reja, duke minuar konkurrencën politike dhe pluralizmin në vend.
Kreu i Partisë Mundësia e quajti këtë pakt një “atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” dhe deklaroi se do të bëjë çdo përpjekje për ta ndaluar.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm zotit Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij. Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare”, shkruan Shehaj në një postim në Facebook.

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë