Sheleguri, perla turistike e Kolonjës. Turistët të kënaqur me çmimet

5 Gusht 2023 | 19:52

Vetëm 10 minuta larg Leskovikut, Sheleguri është perla turistike e Kolonjës.

Fshati i cili vitet e fundit ka pasur investime në restorte dhe bujtina, mes natyrës së paprekur nga dora e njeriut, qetësisë që ky vend fal, rezervuarit i cili përdoret dhe për kanoe nga turistët, është një nga destinacionet më të pëlqyera nga vizitorët shqiptarë e të huaj.

“Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia më të bukura mu dukën këtu në Sheleguri. Qenka shumë mirë, shumë pastër, shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Me tepër këtu ushqimi klima, do kthehem përsëri”, tha një turistë për Euroneës Albania.

“Unë vij nga Brazili, vendosëm të vizitojmë këtë vend të Shqipërisë, kemi ardhur prej 15 ditësh por këtu natyra është fantastike, ushqimi, çmimet dhe njerëzit. Kam vizituar disa qytete, por ky është vendi më i bukur deri tani, gjëja e preferuar është gjumi, bëhet i qetë këtu, duket si magji”, tha një turiste e huaj.

“Vij nga Italia , kemi planifikuar një tur në Greqi por kaluam më parë këtu. Ky është vendi më fantastik në Shqipëri, ne na pëlqen shumë, erdhëm thjesht për të parë por mikpritja e njerëzve na mbajti më tepër se aq”, tah një tjetër turiste.

Rruga e cila lidh Leskovikun me Ersekën po rikonstruktohet çka pritet të sjellë më tepër turistë në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026