Shella: PD të faktojë nëse është humbëse e vogël apo e madhe, rezultati nuk ndryshon

28 Maj 2025 | 22:10

Gert Shella, ekspert për krimet zgjedhore,  foli në emisionin “Now” lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

I pyetur nëse në këtë mes, Partia Demokratike do fitojë diçka, Shella përgjigjet se Partisë Demokratike i mbetet të vërtetojë nëse është një humbëse e madhe apo e vogël, kjo pasi rezultati nuk mund të ndryshojë.

Më tej, eksperti shtron dy çështje, nëse votat e manipuluara sipas PD-së janë mbi pretendimin e tyre si fitues në këto zgjedhje apo që nuk janë në një humbjë kaq të thellë siç duket.

“PD-ja gjithçka që mund të fitojë nga ky proces që sapo ka nisur, është të faktojë nëse është një humbëse e madhe apo një humbëse e vogël, dhe mendoj se këtu duhet ta limitojmë arsyetimin. Nëse mendohet se duke identifikuar manipulimin, gradualisht përmbysin rezultatin, pra PD të jetë fituese, del një diferencë e madhe në këtë çështje.

Diferenca këtu është mbi pritshmëritë e PD-së duke kërkuar votat e manipuluara, nëse janë për të faktuar pretendimin që janë fitues në zgjedhjet e 11 majit apo që nuk janë kaq thellë humbës në këto zgjedhje.

Humbja që i atribuohet PD-së dhe aleatëve të saj në opozitë nuk është e këtyre përmasave epike sepse nëse pretendimi i PD-së është që jo 50 mandate por duhet të ishin 69 mandate, mendoj që ky është një diskutim cilësor, por nuk e ndryshon thelbin e çështjes që PS është fituese e këtyre zgjedhjeve”, theksoi Gert Shella.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026