Shembet mbikalimi në Shkodër, prokuroria nis hetimet

3 Shkurt 2023 | 13:20

Mbikalimi i këmbësorëve në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut” në Shkodër është shembur paraditen e kësaj të premteje.

Fatmirësisht në momentin që mbikalimi është shembur në aksin rrugor nuk ka pasur as automjete, as këmbësorë.

Policia bën me dije se po punon për hapjen e rrugës, ndërkohë që një hetim ka nisur nga prokuroria për zbardhjen e shkaqeve të shembjes së mbikalimit.

“Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026