Përçarje mes socialistëve të Vlorës? Alushaj tregon çfarë po ndodh brenda PS

3 Shkurt 2023 | 12:01

Analisti Ergys Alushaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Vlorës i duhet një kandidat për bashkinë që të bashkojë socialistët për zgjedhjet e përgjithshme, pasi situata në qeverisjen vendore është e nderë.

Alushaj u shpreh se kreu aktual i bashkisë, Drita Leli i anatemuar nga kryeministri, vepron si i pavarur në qytet duke mos pasur më asnjë kontakt me deputetët e PS apo drejtuesit e qeverisë.

“Socialistët e Vlorës nuk janë më si më parë. Kreu aktual i bashkisë i anatemuar nga kryeministri ka futur një frymë negative. Vepron tashmë si i lirë dhe i pavarur tashmë në qytet, nuk ftohet në asnjë takim  dhe nuk fton as ai në takim asnjë takim deputetët dhe drejtuesit aktualë të shtetit në Vlorë dhe është një situatë e nderë sa i përket qeverisjet vendore”, tha Alushaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026