Petro Koçi: Dritan Leli nuk u ftua që të merrte pjesë në fushatën e PS-së
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk u ftua që të merrte pjesë në fushatën e PS-së në këtë qark.
“Gjykimi mbi mënyrën sesi ka qeverisur zoti Leli, është bërë shumë më herët sesa ky pragu zgjedhor ku fillojnë dhe diskutojnë edhe emrat e kandidatëve. Kjo lloj situate nuk ka lidhje me këtë fenomen që ka ndodhur shumë më herët se para zgjedhjeve politike. Z.Leli nuk u ftua të ishte pjesë e fushatës së PS-së, aty përgjegjësit politikë janë ndërruar disa herë”, u shpreh deputeti.
Ai komentoi edhe largimet e Arben Ahemtajt nga postet në qeveri.
“Rasti i zotit Ahemtaj nuk lidhet me faktin që ai ishte përgjegjës politik në Vlorë, por me pozicionin që kishte në qeveri. Në momentin që u bënë ndryshime në qeveri, vetëm për këtë çështje mund të kishte një lloj debati, atëherë humbet edhe vendi i drejtuesit politik të qarkut”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
- “490 mln lekë shtesë për Presidencën”, Kali: Për rikonstruktim dhe shtim punonjësish
- Presidenca çeke tregon hapat e vendimmarrjes për vizat-gjithçka nis më 13 tetor
- Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla