Shembja e Teatrit Kombëtar, nesër opozita parlamentare interpelancë me Kryeministrin Rama
Opozita parlamentare ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin Edi Rama rreth çështjes së Teatrit Kombëtar.
Në kërkesën e deputetëve Rudina Hajdari e Ralf Gjoni drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkohet që Kryeministri të japë shpjegime rreth procedurave të ndjekura për shembjen e teatrit.
Kërkesa është mbështetur nga të paktën 9 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, të cilët këmbëngulin se shembja e Teatrit Kombëtar u bë në shkelje të respektimit të parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes së vlerave historike të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.
Ndër pyetjet që pritet t’i drejtohen Kryeministrit Rama janë:
- Pse iu transferua pronësia e teatrit Bashkisë Tiranë?
- A iu bë vlerësim kombëtaro-kulturor nga ekspertë të fushës teatrit përpara shembjes?
- A iu mor mendimi grupeve të interesit, aktorëve dhe shoqërisë civile?
- Pse qeveria nxitoi për ta shembur ndërtesën pa kërkuar dialog me shoqërinë civile?
- Cilat janë interesat e qeverisë në shembjen dhe ndërtimit të teatrit të ri?
- Pse shembja u bë në 4:30 të së dielës së 17 majit dhe pse duhej që shembja të bëhej në gjendje të fatkeqësisë natyrore?
Vlen të theksohet se një nga kërkuesit e interpelancës me Ramën, Ralf Gjoni, është përjashtuar dhe nuk do të jetë nesër në parlament për t’i drejtuar pyetje Kryeministrit.
Lexoni gjithashtu:
Gjoni përjashtohet 10 ditë nga seancat plenare
Gjoni kërkon komision hetimor për shembjen e Teatrit Kombëtar
Shembja e Teatrit, deputeti Ralf Gjoni: U bë me marrëveshje mes Ramës dhe Bashës
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër