Shemsi Premçi: 22 atentate në 2021, krimi ka zona influence ku policia nuk hyn dot
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Premçi shprehet se “janë 22 atentate të mirëfillta ndaj jetës së personit, 80% pa autor” që kanë ndodhur deri tani në 2021.
Sipas tij “kriminaliteti nuk ka më një kurbë të zakonshme por kemi rritje të organizatave të strukturuara”.
Për biznesmenin e vrarë në Fier, Premçi tha se e ka njohur personalisht Demir Backën në kohën kur ka qenë drejtor policie në Fier.
“Nuk ka qenë një biznesmen problematik, nuk ka jetuar me masa sigurie. Ne e dimë që në Fier ka grupe të strukturuara kriminale që jetojnë me roje dhe truprojës dhe komisariate më vete ‘policie’. Ka bërë jetë krejt normale, jo i fshehur, jo i maskuar dhe jo i ruajtur dhe pa makinë të blinduar”, tha Premçi.
Ai deklaroi më tej se nisur nga mënyra e ekzekutimit në vrasje kanë marrë pjesë të pakën pesë persona.
Sipas Premçit “mesazhi i atentateve është shumë i fortë, në Shqipëri po shtohet numri i grupeve të strukturuara kriminale”.
Ish-drejtuesi i policisë shtoi se në Shqipëri ka zona influence ku policia nuk hyn dot. Sipas tij kjo vjen për shkak se Policia e Shtetit është e kapur.
“Grupet e strukturuara kriminale janë shtuar së tepërmi dhe i takon Policisë së Shtetit të bëjë një analizë të mirëfilltë. Krijimi i zonave të influencës dhe të mbrojtura siç është rasti i Niklës ku nuk futet dot policia. E kam deklaruar se punonjësi i policisë nuk shkon dot vetëm duhet operacion i posaçëm por jo vetëm në Nikël por në disa zona të Shqipërisë”, përfundoi Premçi.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik