Shenjtërimi i Nënë Terezës, politika përkujton humanisten shqiptare

5 Shtator 2024 | 16:19

“Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”.

Këto janë fjalët e thëna nga Nënë Tereza, gruaja e jashtëzakonshme e cila 8 vite më parë u shpall shenjtore.

Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997. Murgesha ‘u lumturua’ në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II.

Në këtë ditë të shënuar, Nënë Tereza është përkujtuar nga krerët më të lartë të shtetit dhe politikës

I pari që ndau një reagim ishte kryeministri Edi Rama, që e cilëson Nënë Terezën si gruaja e paqes në botë.

Presidenti Bajram Begaj e cilëson Nënë Terezën një model frymëzimi që jetën ia kushtoi të vuajturve.

“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve.  Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një mesazh ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.

“Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim”- shkruan Ambasada

Ndërkohë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, çeli një ekspozitë në nderim të simbolit shqiptar dhe botëror të solidaritetit njerëzor.

Kjo ekspozitë “homazh”, kushtuar “Nobelistes së Paqes”, vjen përmes koleksioneve të cilat kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë shembullore të Nënë Terezës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë dhe humbi jetën në Kalkutë më 5 shtator 1997. Sot bëhen 27 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026