Shënon rritje të ndjeshme përdorimi i monedhës euro në tregun shqiptar
1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane në 3 muajt e parë të këtij viti. Vlera është 20% më e lartë se vjet, me 81 mijë transaksione të kryera gjithësej.
Raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon se marsi ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë, çka lidhet edhe me numrin e shtuar të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.
Zyrtarisht, shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat, por edhe investimet, vecanerisht në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Gjatë muajve të parë të këtij viti euro vijoi të qëndrojë nën nivelin 100 lekë.
Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore, por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Kujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 31% më shumë transferta se në vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:45 Rama për protestat: “Revolucioni i flamingove” një çarje ku mund të hyjnë aktorë të huaj
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)