Shërbimi i sterilizimit nuk do të jetë sërish koncensionar, kthehet në sistem publik

13 Janar 2026 | 19:44

Qeveria ka vendosur rikthimin e shërbimit të sterilizimit në sistemin publik, duke krijuar një shoqëri aksionare në pronësi të plotë të shtetit. Vendimi, i marrë më 30 dhjetor 2025 dhe i publikuar sot në Fletoren Zyrtare, parashikon krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), me një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh.

Shoqëria e re do të ofrojë shërbime të plota sterilizimi në spitalet publike universitare, rajonale dhe bashkiake, duke përfshirë furnizimin me instrumente dhe materiale sterile, menaxhimin e mbetjeve me rrezik biologjik, dezinfektimin e ambienteve, si dhe digjitalizimin e proceseve. OSHIS sh.a. do të administrojë gjithashtu Stacionin Qendror të Sterilizimit në QSUT dhe mund të ofrojë shërbime edhe për subjektet e tjera publike dhe private.

Vendimi i qeverisë vjen ndërsa SPAK ka nisur hetimet mbi kontratën dhe procedurat e dhënies së saj në formë koncesioni, që nga viti 2016, duke përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zv. ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Pagesa e fundit e parashikuar për koncesionin këtë vit është 500 milionë lekë, ndërsa kostoja totale deri tani ka arritur 15.6 miliardë lekë.

Krijimi i OSHIS sh.a. shënon ndryshimin e modelit të ofrimit të shërbimit të sterilizimit, duke kaluar nga një skemë koncesionare drejt një strukture tërësisht shtetërore. Ministria e Shëndetësisë ka afat 30 ditë për miratimin e statutit dhe regjistrimin e shoqërisë, ndërsa kapitali fillestar do të injektohet pas regjistrimit.

Qeveria synon që kjo nismë të përmirësojë funksionimin e një prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor publik në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026