Shërbimi sekret serb arreston kolonelin e Policisë së Kosovës
17 Prill 2024 |
16:29
Koloneli i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është arrestuar nga shërbimi sekret i Serbisë (BIA) dhe aktualisht ndodhet në qytetin e Kralevës, shkruan KosovaPress.
Sipas këtyre burimeve, ai është ndaluar sot rreth mesditës nga organet e policisë serbe pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë, dhe pas disa orëve kanë ardhur agjentë të BIA-së dhe e kanë dërguar në Kralevë ku është duke u marrë në pyetje.
Dyshohet se arrestimi i kolonelit Jankoviç, i cili është nga Shtërpca dhe njëherësh zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës (për administratë), ndërlidhet me bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Asambleja e KiE i tha “po” Kosovës, Vuçeviç: Do luftojmë me argumente
- Vota kundër Kosovës në KiE e deputetëve të Melonit, Basha: Na surprizoi, s’e prisnim
Lajme të Sugjeruara
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë