Sherr masiv mes adoleshentëve në Shkodër
Një sherr masiv mes të miturve ka ndodhur të premten në Shkodër, fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën.
Një grup nxënësish nga zona e Vau të Dejës pas orës se mësimit kishin lënë takim për të “qëruar” hesapet mes njeri tjetrit tek vend qëndrimi i furgonëve me të cilët udhëtojnë për ne shkolle dhe anasjelltas.
Në video shihen dy grupe të adoleshenteve teksa fillimisht nisin konfliktin me grushte por ne pamje shihet një nga adoleshentet i cili mban ne dore një thike. Ai nxjerr thikën dhe me pas vendos kapuçin e xhupit ne koke dhe nis te sulmojë rivalet ne këtë përplasje. Për fat te mire nuk pati te plagosur e as te dëmtuar nga thika.
Ka qenë ndërhyrja e një zonje e cila ka bërë që konflikti të përfundojë. Është lajmëruar policia e cila ka mbërritur ne vendngjarje por ka munguar plotësisht bashkepunimi per dhenien e informacionit qofte nga nxenesit qe ndodheshin aty dhe kane pare sherrin por edhe e shofereve furgoneve.
Ndërsa për rastin është njoftuar edhe drejtori i Policisë Shkodër Gentian Berberi i cili mësohet se po merret personalisht me rastin ne fjale. Nga të dhënat mësohet se konflikti kishte disa dite qe kishte nisur. Një javë me parë pranë shkollës Shejnaze Juka në Shkodër u plagosën me thika dy adoleshentë.
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s