Sherr me thika para gjimnazit në Korçë, adoleshenti përfundon në spital

12 Nëntor 2024 | 14:10

Një sherr me thika ka ndodhur këtë të martë mes adoleshenteve jashtë gjimnazit “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës.

Burime për Euronews Albania thanë se njëri prej tyre ndodhet në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore pasi ka dëmtime në fytyrë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia e Korçës ka shoqëruar disa prej adoleshteve të përfshirë në këtë ngjarjes.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia ka qenë 21-vjeçari R. Ç., dhe 2 adoleshentë ata të cilët ps një sherri kanë qëlluar me thikë adoleshentin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 10, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi R. Ç., 21 vjeç dhe 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjet prerës (thikë) dhe me përforcues grushti, një shtetas 16 vjeç.

16-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026