Sherri për guroren në Borizanë, 4 të arrestuar, 3 në kërkim

7 Korrik 2023 | 13:04

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë pasi ditën e djeshme u përfshinë në një konflikt për guroren në Borizanë të Krujës.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit  Jashar Maja dhe Bilbil Maja, dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026