Shfaqet filmi “Rrethi i Kujtesës”, reflektim mbi historinë dhe harresën
Me regji të Esat Musliu, filmi “Rrethi i Kujtesës”, një vepër që rikthen në vëmendje kujtesën, dhimbjen dhe përgjegjësinë për të mos harruar, u shfaq në Ditën e Kujtesës në kinemanë “Drita” në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
I frymëzuar nga një ngjarje reale, filmi trajton heqjen e kujtesës si një formë dhune dhe manipulimi. “Rrethi i Kujtesës” ndjek Margaritën, e cila pas 20 vitesh kthehet me kujtesën e fshirë, duke kthyer humbjen e identitetit në një metaforë të Holokaustit.
“Tek ajo, nazistët kishin arritur të fshinin të shkuarën dhe të ardhmen… Solla shumë material nga kampi i regjimit,” tha regjisori Esat Musliu.
I bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të Diana Çulit, filmi zbërthen një botë ku regjimet famëkeqe përpiqen të zhdukin kujtesën.
“Vjen pa kujtesën e shkuar, më tregon mbesa e saj; e kam në dy kohë,” tha Diana Çuli.
Filmi është një dëshmi e historisë që vazhdon të flasë edhe sot dhe një kujtesë se harresa mbetet rreziku më i madh për të ardhmen.
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve