Shfaqjet e fundjavës në Tiranë, premiera e dramës “Orfeu zbret në ferr”

31 Mars 2023 | 15:57

Këtë fundjave artdashësit kanë mundësi të ndjekin disa shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental.

Fundjava është shumë afër, ndaj për të gjithë familjet artdashëse, teatrot në Tiranë, kanë një sërë shfaqet për të luajtur, për publikun.

Në skenën e Teatrin Kombëtar të “ArTubina” do të vihet në skenë premiera “Orfeu zbret ne ferr” të autorit Tennessee Williams. Një rikthim i veprës me të njëjtin titull, e cila do të luhet nga aktorët, Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Era Çaushi, Adelina Muça, Igli Zarka, Olta Daku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Besmir Bitraku dhe Lulzim Zeqja. Vepra do të vihet në skenë mbrëmjet e datave 30 dhe 31 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill.

Ndërkohë në një tjetër skenë, në atë të Teatrit Eksperimental, “Kujtim Spahivoli” te “ArTurbina” në Tiranë. Dramaturgu Kosovar Jeton Neziaj, do të luajë tre vepra teatore. “Burrnesha” do të vihet në skenë më 31 Mars.  Vepra flet për karakteristikat e traditës së adaptimit të tipareve burrërore nga vajzat shqiptare të Malësisë gjatë shekujve të kaluar. “Pesë stinët e armikut të popullit” do të luhet mbrëmjen e 1 Prillit, ndërsa më 2 Prill vjen shfaqa “Kthimi i Karl Majit”.

Fundjava ofron mundësi dhe për artdashësit e vegjël. Në ambientet e Liceut artistik “Jordan Misja” fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin aventurat e pafundme të “Maçokut me çizme”, në datat 1 Prill ditën e shtunë, Ora 10:30, 11:30 dhe më 2 prill, e dielë, Ora 10:30, 11:30.

Një fundjavë për këto që dëshiron të përjetojë disa momente ndryshe, midis artit dhe historisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026