Shfrytëzonte dy kineze për prostitucion, arrestohet 47-vjeçarja në Tiranë

6 Nëntor 2025 | 08:59

Është arrestuar këtë të enjte një 47-vjeçare, shtetase kineze, pasi shfrytëzonte dy shtetase të tjera kineze për prostitucion në apartamentin ku këto të fundit banonin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Foreign 3” u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026