Shfytëzoi postin për përfitime, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT në Elbasan

18 Nëntor 2024 | 15:15

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja.

Ish-kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Andri Mehja akuzohet se duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe ka marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

Njoftimi i SPAK

Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:

  1. Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësitN., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.
  2. Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026