Shi e breshër në Korçë e Pogradec”, gazetari flet për situatën e motit në Juglindje

25 Shtator 2023 | 12:01

Gazetari Xhensil Shkëmbi ka dhënë detaje në lidhje me situatën e motit në juglindje të vendit, ku sipas tij 40 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Shkëmbi theksoi se ka pasur dhe reshje breshëri, por megjithatë nuk ka pasur probleme në prodhimet bujqësore.

Ai tha se për shkak të motit të keq, grupet e punës ende nuk kanë ndërhyrë për të bërë rregullime në rrjetin elektrik.

“40 fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike për shkak të motit. Për shkak të situatës së përkeqësuar atmosferike, grupet e punës ende nuk kanë nisur punën. Intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë. Problemet më të mëdha kanë qenë në Maliq.  Ka pasur dhe reshje breshëri në juglindje. Deri më tani nuk ka probleme në bujqësi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026