Shifra të frikshme në Kosovë, regjistrohet numri rekord i të infektuarve me Covid-19
Dhjetë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e Covid-19. Të dhënat raportohen nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, i cili thotë se janë evidentuar 914 raste të reja, shifër kjo e cila është më e larta gjatë vitit 2021.
Prishtina është qyteti më i prekur në vend pasi shënon numrin më të lartë të viktimave, por edhe të rasteve të reja.
Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 1840 pacientë, shumica e tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Një tregues pozitiv mbetet numri i të shëruarve, ku në orët e fundit 602 qytetarë kanë arritur të mposhtin virusin vdekjeprurës.
Rastet pozitive:
Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.
Kosova nuk ka arritur ende të sigurojë asnjë dozë kundër epidemisë, por pavarësisht kësaj, Shqipëria është treguar e gatshme ta ndihmojë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është gati të marrë përsipër vaksinimin e të gjithë personalit shëndetësor të Kosovës, të cilët në total, përllogariten të jenë 11 mijë persona.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut