Shifrat e Eurostat, sa përqind e shqiptarëve përdorin transportin publik

12 Mars 2026 | 17:09

Shqiptarët janë ndër banorët që e përdorin shumë transportin publik në Evropë edhe pse në vend ky shërbim oforohet vetëm me autobusë dhe ka mungesa alternativave të tjera si metro apo tramvaj.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se rreth 17% e shqiptarëve përdorin transportin publik çdo ditë, mbi mesataren europiane prej 10.7%. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e pestë në Evropë për përdorimin e përditshëm të transportit publik, pavarësisht se sistemi publik në vend mungon pothuajse tërësisht përveç autobusëve.

Përdorimi i transportit publik është i lartë edhe në përdorim javor dhe mujor ku 20.4% e shqiptarëve e përdorin çdo javë, duke u renditur të tretët në Evropë pas Zvicrës dhe Luksemburgut ndërsa Rreth 21% e përdorin çdo muaj, duke u renditur të dytët pas Turqisë.

Një pjesë më e vogël, 11.6%, e përdorin më rrallë se një herë në muaj, ndërsa 30.2% nuk e përdorin fare, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me nivel më të ulët të mos-përdoruesve të transportit publik në Evropë.

Meshkujt udhëtojnë pak më shpesh me autobus sesa femrat, ndërsa të rinjtë (16–29 vjeç) janë grupmosha që e përdorin më shumë çdo ditë.

Përdorimi i lartë i transportit publik lidhet me mungesën e alternativave të tjera, si metro apo tramvaj, duke bërë që banorët të mbështeten kryesisht tek autobusët, dhe me faktin se Shqipëria ka një numër relativisht të ulët mjeteve të transportit për banorë krahasuar me mesataren europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026