Shijak/ Sekuestrohen armë, municion dhe kokainë! Arrestohet 59-vjeçari
Një 59-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta si dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi i shtetasit me iniciale Sh. V., banues në Shijak, u bë në kuadër të operacionit të koduar “River”, i organizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 59-vjeçari merrej me trafikimin e armëve me qëllim shitjen e tyre në zonën e Shijakut.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- 2 armë zjarri pistoleta me krehra me fishekë;
- 3 armë gjahu;
- municion luftarak të kalibrave të ndryshëm dhe pjesë armësh;
- 3 palë dylbi (një e përshtatur për armë);
- 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
- 24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë;
- 1 peshore elektronike dhe 6 telefona celularë.
Ndaj 59-vjeçarit rëndojnë disa vepra penale, përfshirë “Trafikimin e armëve dhe të municionit”, “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve”, “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve” si dhe “Mbajtjen pa leje të armëve të ftohta”.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)