Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh

19 Dhjetor 2024 | 14:22

Pesë administrator subjektesh të cilat shisnin paketa me kanale televizive në kundërshtim me ligjin janë arrestuar ndërsa policia po vijon punën për kapjen edhe të tre personave të tjerë.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor “Dekoderi”janë sekustruar 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

Ndërkohë policia njofton se 10 subjekte të tjera janë verifikuar ndërsa  veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

“Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit A. S., 28 vjeç, A. V., 40 vjeç, A. L., 45 vjeç, F. Ç. alias F. B., 28 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K.”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026