Shiste doza kokaine, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari në Berat
30 Prill 2024 |
14:08
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat pasi u kap duke shitur doza kokaine.
Në kuadër të operacionit të koduar Tempulli u vu në pranga shtetasi H. H., 34 vjeç, si dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin T. H., 66 vjeç, të dy banues në Berat.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, ndërsa në banesën e 66-vjeçarit u gjetën kartëmonedha me vlerë 600 euro, cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Lënda narkotike dhe kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës