Shiste produkte dentare të blera përmes mashtrimit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili blinte produkte dentare, duke mashtruar furnitorë, se ishte përfaqësues i një kompanie në këtë fushë (në të cilën kishte punuar më parë), të cilat më pas i shiste kundrejt fitimit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Reputacioni” u vu në pranga shtetasi K. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka mashtruar furnitorë të produkteve dentare, duke u prezantuar si përfaqësues i kompanisë në këtë fushë, në të cilën kishte punuar më parë, për të blerë produkte, të cilat më pas i shiste në klinika. Nga kjo veprimtari e kundërligjshme, 27-vjeçari dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash (të dokumentuara deri tani, rreth 12 000 euro)”, bëri me dije polcia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot gjyqi i Veliaj në GJKKO, kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm! Refuzon kafazin e qelqë, prokurori: Nuk ka trajtim poshtërues
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 09:31 Fundjava e 4 korrikut, dhjetëra vdekje nga të shtënat me armë në SHBA
- 09:20 Administrata Trump pret që siguria e Ngushticës së Hormuzit të jetë në fokus të samitit të NATO-s
- 09:06 Trump niset drejt Ankarasë, një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës
- 09:02 Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë
- 08:55 Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike
- 08:54 Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë