Shitën vepra arti të trafikuara nga Greqia, dalin para Gjykatës së Fierit 2 persona
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.
Hetimet për këtë çështje filluan në vitin 2023 dhe u mbështetën në metoda speciale hetimi që zbuluan se një person po tregtonte pasuri kulturore pa licencë, përmes një transaksioni të fshehtë më 18 dhjetor 2023.
“Janë bllokuar 107 vepra arti në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve, që dyshohet se u trafikuan nga Greqia për t’u shitur në Shqipëri. U arrestuan Shpëtim Kalemi, 51 vjeç dhe Pandeli Petani, 57 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit të vitit 2023.
“I pandehuri Pandeli Petani ndërmori veprimet përkatëse për tregtimin e objekteve që përbëjnë pasuri kulturore te disa blerës të inflitruar, ndërkohë që u ndihmua nga Shpëtim Kalemi.
Gjatë hetimeve, u sekuestruan pasuritë kulturore, përfshirë një pushkë/revole të shekullit XVIII-XIX, një ikonë “Lindja e Krishtit”, një portret mermeri i Eros-it, dhe një epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona, sekuestrohen objektet
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar.
Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:
Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan