Shkaktoi aksidentin me 3 të lënduar dhe 37 bagëti të ngordhura, në pranga 26-vjeçari
Policia ka arrestuar këtë të hënë 26-vjeçarin i cili shkaktoi aksidentin në aksin “Levan-Qarr” që rezultoi me katër të plagosur dhe ngordhjen e 37 bagëtive të imëta.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar dhe hetimet zbuluan se i riu drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të Policisë Fier, 26-vjeçari L. Dh. dhe tre pasagjerë të tjerë pësuan dëmtime të lehta, ndërsa dëmet e shkaktuara përfshijnë edhe humbjen e 37 bagëtive të imëta.
Materialet hetimore për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Levan-Qarr”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta”, thuhet në njoftimin e policisë
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë